Sport

Simeone: Messi dhe Maradona bashkë? Po! Me Ronaldon nuk ka shans

14 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
Simeone: Messi dhe Maradona bashkë? Po! Me Ronaldon nuk ka shans

“Messi dhe Maradona janë dy lojtarë të ndryshëm, por mendoj se mund të luanin shumë mirë bashkë”. Ky është mendimi i trajnerit të Atletico Madrid-it, argjentinasit Diego Simeone.

“Messi për mua është një makinë golash, që më ka krijuar shumë probleme gjatë këtyre viteve në La Liga. Maradona ishte thjesht futbolli argjentinas. Ai përfaqësonte stilin tonë i vetëm fare. Messi është më i pjekur sot dhe e ka modifikuar lojën e tij. Mendoj se mund të luanin bashkë shumë mirë”, ka deklaruar Simeone.

I pyetur nëse Cristiano Ronaldo do të luante mirë me ta, ai është përgjigjur: “Jo, e ndërlikuar. Nëse një lojtar nuk vrapon, nuk është problem. Nëse bëhen dy, është një problem. Nëse janë tre, është e pamundur”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona messi simeone maradona messi simeone

Sondazh

Poll