Aktualitet

“Lahen për të fshirë gjakun e barutin”, Artan Hoxha ‘gërmon’ në arkiva dhe nxjerr fotot e Ibrahim Licit me shokë:

15 Maj 2020, 13:57 Nga DOSJA
“Lahen për të fshirë gjakun e barutin”, Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sot masat anti-covid, ku kërkohet nga qytetarët që të mbajnë maska dhe doreza kur janë në ambiente publike. Gazetari ka postuar në profilin e tij në Facebook, disa foto të disa personave të maskuar dhe që mbajnë në duar armë të rënda, e thotë se ata janë kriminelë.  Hoxha me ironi shkruan se personat që janë në foto i kanë ditur këshillat kohë më parë dhe po i zbatojnë me përpikmëri.

“Duke rremuar ne arkive. Zbatoni rreptesisht keshillat e Kryeministrit dhe Keshillit Teknik te Eksperteve anti-covid19!!! Mbani maska mbrojtese ne fytyre gjate levizjes ne qytet. Lani vazhdimisht duart me sapun, per me shume se 20 sekonda. Perdorni dizifektante per duart, pas cdo kontakti fizik. Pasi ktheheni ne shtepi, zhvishni teshat dhe kepucet, lahini mire, pasi virusi vendoset ne siperfaqe te tyre. Respektoni distancimin fizik.. Veproni me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”…

Ore, po une kam nja 5 vite, qe i kam ne arkive keto fotot. Keta “cunat”, i paskan ditur me kohe, keshillat anti-covid19.. Paskan mbajtur maska ne fytyre. I lanin duart mire e mire, per me shume se 1 minute, pas perdorimit te armeve, madje me lende dizifektuese te posacme, per te fshire gjurmet e barutit. Menjehere pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe kepucet, i digjnin ose i lanin per te fshire mbetjet e barutit, apo gjurmet e gjakut. Madje vepronin dhe me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”“, shkruan Hoxha.

Në fakt grupi i publikuar nga gazetari Artan Hoxha nuk është edhe aq i panjohur për publikun shqiptar. Personi që është i rrethuar është pikërisht Ibrahim Lici, i shpalluri në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali. Edhe më parë, fotot janë publikuar nga vetë Artan Hoxha.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, kryeministri Edi Rama dhe ekspertët e shëndetit publik kanë bërë thirrje herë pas here për respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Kryeministri përdori disa mënyra për të ndërgjegjësuar qytetarët, ndër to edhe mesazhe zanore në celularë.

(G.SH. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha masat kunder covid 19 artan hoxha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll