Politike

Djegia e mandateve/ Mesila Doda: Sistemi ka rënë, Peza: Opozita ‘preu degën e pemës’, ku mbahej vetë

28 Mars 2019, 21:05 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Mesila Doda: Sistemi ka rënë, Peza: Opozita

TIRANË-  Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për situatën politike në vend, krijuar pas djegies së mandateve të opozitës.

Gjatë debatit në studio, Doda ka deklaruar se në Shqipëri ka rënë sistemi, duke shtuar se e kjo gjë ka ndodhur që kur deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet dhe të dalin nga Kuvendi, ku përfaqësonin popullin, një parlament që opozita e cilëson ilegjitim, të dalë nga zgjedhje me vota të blera, për më tepër me paratë e krimit.

Por ka qenë ish deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, i cili ka hedhur poshtë deklaratën e ish deputetes së PDIU-së, duke theksuar se “opozita preu degën e pemës mbi të cilën qëndronte vetë”.

Më tej Peza shpjegoi se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe si e tillë, në Kuvend shkojnë përfaqësuesit e popullit. Shumicën e cakton populli dhe shumica është ende atje, ndërkohë që një pakicë ka vendosur të largohet, në mungesë të vizionit dhe programit për t’iu ofruar shqiptarëve një alternativë më të mirë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza djegia e mandateve mesila doda open alfred peza djegia e mandateve mesila doda open

Sondazh

Poll