Politike

Protestuesi invalid tërhiqet zvarrë/ Berisha: Akt ç’njerëzor, turp!

28 Mars 2019, 19:50 Nga DOSJA
Protestuesi invalid tërhiqet zvarrë/ Berisha: Akt

TIRANË- Pas fotos që bëri xhiron e rrjetit, ku një invalid tërhiqej zvarrë nga policia gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ka reguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar foton e protestuesit invalid, teksa tërhiqet zvarrë nga uniformat blu, duke dënuar këtë akt që sipas tij, është çnjerëzor.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Nje akt çnjerezor!

Narkopolicet e droguar te Edvin Urrejtjes dhe Vasal Kimikut te tij zvarrisin invalidin Gjergj Çuni dhe se bashku me te flamurin kombetar qe ai mbante ne njeren dore sepse ne tjetren mbante nje paterice. Krim, turp! 

Më herët ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, (Lexo këtu) teksa publikoi foton e tij , e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur shumë komente kundër policisë së shtetit dhe dhunës në protestë.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit. (Lexo këtu) Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sali berisha protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sali berisha

Sondazh

Poll