Politike

‘Protestuesi u pagua të hidhte bojë’, PD-Ballës: E ke mendjen tek paratë

28 Mars 2019, 19:40 Nga DOSJA
‘Protestuesi u pagua të hidhte bojë’, PD-Ballës: E ke

TIRANË– Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka denoncuar se Partia Demokratike ka paguar njërin prej protestuesve që të hedhi bojë të zezë mbi Ministrinë e Brendshme. (Lexo këtu)

Pas videos së publikuar nga Balla, një reagim ka ardhur edhe nga PD-ja e cila shprehet se PS-ja vazhdon të mendojë lidhur me metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB-së duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

“Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste,”-mbyllet reagimi i PD-së.

Balla në Facebook-un e tij publikoi një video ku protestuesit i jepet diçka në dorë, por nuk shihet nëse ato janë para, letra për t’u pastruar apo diçka tjetër. Disa orë pas protestës disa punonjës kanë filluar menjëherë punën për pastrimin e Ministrisë nga boja e zezë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ministria e brendshme pd protesta e opozites 28 mars 2019 ps taulant balla ministria e brendshme pd protesta e opozites 28 mars 2019 ps taulant balla

Sondazh

Poll