Politike

Shqipëria 10 vjet në NATO/ Xhaçka: Partneritet strategjik për Alencën në rajon

28 Mars 2019, 20:13 Nga DOSJA
Shqipëria 10 vjet në NATO/ Xhaçka: Partneritet strategjik

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shtruar sot një darkë gala për përfaqësuesit e NATO-s që do të marrin nesër pjesë në aktivitetet për 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë fjalës së saj, ministjra vlerësoi ndihmën që NATO ka dhënë për trajnimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe ngriti lart rolin e kësaj aleance unike në Botë.

Me anëtarësimin në NATO shqiptarët u rikthyen në identitetin europian. Ende të tjera punë dhe sfida na presin, por jemi të gjithë bashkë për t’i përballuar. Jetojmë në një moment sfidash të mëdha, nuk kam asnjë dyshim se NATO do të dijë të ndryshojë dhe përshtatet ndaj çdo lloj krize dhe kërcënimi siç ka bërë në 70 vjet. Zor të ketë një themel më të fortë se sa uniteti, kohezioni mes kombeve të lira dhe demokratike. Gjithë sa Shqipëria ka arritur në këto vite nuk do kishin qenë të mundura pa mbështetjen e NATOS. Një falënderim i shkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë strategjikë për mbështetjen, trajnimin dhe modernizimin e FA.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministrja Xhaçka tha se, u deshën vite e dekada të tëra pune për të përmbushur kushtet për anëtarësimin në NATO. Ndërsa nuk ishte e lehtë, sepse Shqipëria që ëndërroi për herë të parë ëndrrën e anëtarësimit në Aleancë ishte një vend i rrënuar, i sapodalë nga 5 dekada të një regjimi të egër, që në terma vlerash e vizioni për botën e për shoqërinë përfaqësonte antitezën e çdo gjëje që përfaqëson NATO.

Jemi të vetëdijshëm që NATO është shumë më tepër sesa një aleancë ushtarake. E mbi të gjitha, është një aleancë vlerash, një aleancë vendesh të cilat i bashkon jo vetëm kërkesa për siguri, por edhe besimi tek vlerat e humanizmit, drejtësisë dhe demokracisë. Është ky fakt, edhe më shumë sesa fuqia ushtarake dhe siguria që ofron NATO, ajo që e bëri integrimin në këtë organizatë një mision historik të shqiptarëve dhe një rikthim në identitetin tonë europian.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 vjet ne nato olta xhacka shqiperia ne nato 10 vjet ne nato olta xhacka shqiperia ne nato

Sondazh

Poll