Politike

Denoncimi i Taulant Ballës: Opozita i jep para protestuesit që bëri me bojë Ministrinë

28 Mars 2019, 19:28 Nga DOSJA
Denoncimi i Taulant Ballës: Opozita i jep para protestuesit që

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka denoncuar me anë të një videoje në rrjetet sociale, një rast që sipas tij, Partia Demokratike paguan një prej protestuesve.

Sipas tij, Basha i ka paguar protestuesit jo vetëm për të ardhur në protestë, por edhe për të dhunuar.

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???”, – thuhet në denoncimin e Taulan Ballës.

Ai ka publikuar për këtë një video, ku protestuesit i jepet diçka në dorë, por nuk shihet nëse ato janë para, letra për tu pastruar apo diçka tjetër.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

 

Në mbrëmje disa punonjës janë shfaqur pranë Ministrisë së Brendshme, dhe kanë pastruar murin e bërë me bojë nga protestuesit. (Lexo këtu)

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit. (Lexo këtu)   Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje. Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson më popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd paguan protestuesin protesta e opozites taulant balla pd paguan protestuesin protesta e opozites taulant balla

Sondazh

Poll