Politike

“Rama si Enveri”, Lubonja: Po të ketë aq pushtet e mbush vendin me kampe

28 Mars 2019, 20:52 Nga DOSJA
“Rama si Enveri”, Lubonja: Po të ketë aq pushtet e mbush

TIRANË- Analisti dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja, ka sulmuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzoi këtë të fundit se po imiton diktatorin Enver Hoxha.

Lubonja po ashtu ka quajtur si “derra” deputetët në sallën e Kuvendit që duartrokasin kreun e qeverisë.

Sipas Lubonjës, nëse Edi Rama do të kishte pushtetin e Enver Hoxhës, do ta kishte mbushur vendin me kampe, ndërsa e quajti atë si një diktator në potencë.

“Zoti Kadri thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po emiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën. Ai është një diktator në potencë. Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, tha Lubonja.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama diktator fatos lubonja rama diktator në potencë edi rama diktator fatos lubonja rama diktator në potencë

Sondazh

Poll