Politike

Marrëdhënia me Ramën/ Veliaj: Flasim mbi 20 herë në ditë, jemi si mishi me thoin

28 Mars 2019, 20:20 Nga DOSJA
Marrëdhënia me Ramën/ Veliaj: Flasim mbi 20 herë në

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira.

I ftuar në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu, Veliaj theksoi se Edi Rama është një nga njerëzit që e ka mbështetur në punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën”, theksoi Veliaj, ndërsa komentoi edhe çështjen e rikandidimit të tij për një mandat të dytë.

“Unë dhe kryeministri e kemi shumë të qartë këtë mision. Kemi refuzuar, dhe kemi bërë një plan, që ne me idiotësi, me thashetheme dhe me gjithë diversionet që bëhen nuk do merremi. Pse? Sepse dita ka 24 orë, nga të cilat një kohë e ke në familje, dhe tjetrën e ke në punë. Nëse ne vazhdojmë merremi me çdo idiotësi, për sa kohë Partia Socialiste doli dhe tha kur të mbajmë Kongresin do të shpallim kandidatët. U bë Kongresi dhe u shpallën kandidatët. E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj teksa shtoi se në këto 30 vite, asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie më të mirë mes një kryeministri dhe një kryetari Bashkie se sa kanë qenë këto katër vite mes tij dhe Edi Ramës.

“Unë nuk di në 30 vite pluralizëm, një kryeministër të ketë qenë më afër me një kryetar bashkie, seç jam unë me Edi Ramën dhe seç kam qenë këto 4 vite. Sinkronizim vendimmarrje, qëllimi dhe pasioni, si këto katër vite, unë vetë nuk di të ketë pasur ndonjëherë Tirana”, u shpreh ai. Veliaj theksoi se gjithçka tjetër janë diversion i opozitës e cila nuk ka asnjë alternativë.

“Nuk kemi pasur asnjë ngërç. Problemi është që në një situatë ku çdo gjë gatuhet në kafe, dhe ku çdo gjë bëhet për diversion, ku pala tjetër nuk kas një alternativë, as nuk e kemi marrë mundimin që të refuzojmë ose që të replikojmë me çdo lloj diversioni. Në pjesën më të madhe unë dhe kryeministri jemi argëtuar dhe kemi thënë, ne kemi punë më të mirë për të bërë. Ai është mandatuar për të qenë kryeministër, unë kryetar bashkie”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës zbuloi edhe komunikimin që ka me kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm.

“Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Nëse kjo quhet ftohje, nuk e di çfarë vlon më tej. Në 30 vite dyshoj se gjeni një rast ku një kryetar bashkie të jetë mbështetur kaq shumë dhe të jetë më afër me një kryeministër sesa unë dhe Edi Rama”, u shpreh më tej Veliaj ndërsa renditi edhe disa prej çështjeve ku qeveria dhe bashkia kanë bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer.

Jam pjesë e Kryesisë së PS dhe kam kontributin tim në vendimmarrjen qëndrore të PS, si anëtar kryesie. Duke qenë se Tirana është edhe selia e të gjithë institucioneve qendore, përfshi këtu një stadium kombëtar, përfshi këtu gjykatat, përfshi Teatrin Kombëtar, do të thotë që jemi të ndërlidhur në këtë vendimmarrje. Disa herë kemi prona siç është rasti i Teatrit, ka një pronë Bashkia, ka një pronë Qeveria. Në disa raste të tjera duhet të bëjë rrugë aksesi bashkia, siç është rasti i stadiumit “Qemal Stafa”. Bashkia do të bëjë rrugët e aksesit dhe parkingun nëntokësor, sepse është në tokën e vet në Sheshin “Italia”. Kryeministri stadiumin. Kështu që i kemi lidhur pazgjidhshmërisht punët”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes edi rama erion veliaj marredhenia veliaj-rama bashkia e tiranes edi rama erion veliaj marredhenia veliaj-rama

Sondazh

Poll