Aktualitet

Humbje të mëdha në rrjet dhe dy paralajmërime, shkarkohet Dashamir Qeli, drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër

15 Maj 2020, 07:30 Nga DOSJA
Humbje të mëdha në rrjet dhe dy paralajmërime, shkarkohet

GJIROKASTËR– Dashamir Qeli, drejtori i OSHEE-së në jug të Shqipërisë është shkarkuar nga detyra, disa muaj pasi e mori këtë post. Mësohet se Qeli, është shkarkuar ditën e sotme nga kreu i OSHEE-së në Shqipëri, Ardian Cela.

Qeli ishte paralajmëruar edhe më parë dhe kishte marrë vërejtje dy herë pas kontatimeve të Çelës se kishte humbje të mëdha në rrjet.

Dashamir Qeli u emërua në krye të OSHEE Gjirokastër në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Dosja.la raportoi në atë kohë se Qeli Dosja.al u prezantua me stafin në atë kohë, në shkelje flagrante ligjore.

Qeli mbahet mend për blerjen dhe ndërtimin e sistemit të ri informatik për FAF me vlerë 22 milionë lek të rinj dy vjet më pare, me anë të një tenderi informal. FAF është shoqëri e zhvillimit rural ku qarkullojnë miliona euro në muaj.

Qeli më pas u shkarkua me vendim të kryeministrit Rama dhe prej 1 viti e gjysmë qëndroi anëtar  në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet për Histori-Gjeografi dhe Kontabilitet-Financë në vitet 1995-2010 në një kohë kur ushtronte funksione të larta publike si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Gjirokastër 2008-2016.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela gjirokaster shkarkohet dashamir qeli ardian cela gjirokaster shkarkohet dashamir qeli

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 06:10

Shqipëri- Vijon të rritet kurba e të infektuarve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona dhe numri total i të infektuarve k...