Aktualitet

Vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të tij, arrestohet Agron Lushi, bashkëpunëtori i krimit të dyfishtë

15 Maj 2020, 07:07 Nga DOSJA
Vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të tij, arrestohet Agron Lushi,

LEZHË– Agron Lushi, bashkëpunëtori i Aleksandër Përdodës, autorit të krimit të dyfishtë në Lezhë, ku vdiq rapsodi i njohur Kolë Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni, ka rënë në pranga.

Sipas njoftimit zyrtar, Lushi 35 vjeç, është vënë në pranga dhe pritet të dalë para drjetësisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lushi, mësohet të jetë personi që e ka ndihmuar Përdodën të kryejë vrasjen e dyfoshtë që tronditi Lezhën më 27 prill të këtij viti. 35-vjeçari, rezulton të jetë një person me preçedëntë penalë dhe të jetë arrestuar më parë për trafik të lëndëve narkotike dhe për plagosje me dashje.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen. Në burg në lidhje me këtë ngjarje është lënë Aleksandër Përdoda dhe në kërkim është shpallur vëllai i këtij të fundit, Edmon Përdoda.

Njoftimi i policisë Lezhë

Vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në Lalm Lukaj, Lezhë. Kapet dhe ndalohet bashkëpunëtori i autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të shtetasve K. M. dhe P. S. Vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së datës 27 prill, grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, në vijim të veprimeve, në bashkëpunim edhe me Institutin e Policisë Shkencore, ka bërë të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Bazuar në këto prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. L., 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron lushi aleksander perodda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë agron lushi aleksander perodda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 06:10

Shqipëri- Vijon të rritet kurba e të infektuarve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona dhe numri total i të infektuarve k...