Aktualitet

“Këtu paligjshmëria është bërë ligj”/Artistët e gëdhijnë tek teatri, Edmond Budina: Veliaj do që ta shembë për i

15 Maj 2020, 07:08 Nga DOSJA
“Këtu paligjshmëria është bërë

Tiranë- Artistët e kanë kaluar natën pranë Teatrit Kombëtar, pas vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e kësaj godine.  Edmond Budina ka deklaruar se vendimi për prishjen e Teatrti Kombëtar është i jashtëligjshëm. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Budina ka theksuar se mafia në ulur këmbëkryq në Shqipëri po shkatërron çdo gjë me vlerë.

“Këtu paligjshmëria është bërë ligj, në një lloj kuptimi korrupsioni për mendimin e tim edhe mafia është është ulur këmbëkryq në Shqipëri, sepse ata mbledhjen e Këshillit Bashkiak e kishin lënë për në 15 maj dhe sot e kanë vendosur. Edhe ky akt si kundër të gjitha akteve të tjera janë të jashtë ligjshme. Në një kohë në një vend si Shqipëria ka një parlament që nuk ka numrin e duhur, opizita është në rrugë, zgjedhjet e 30 qershorit ishin monopartiake. Kryetari i Bashkisë që merr guximin të prishë teatrin e cila është një vlerë e patjetërsueshme e kombit shqiptar, që është vlerë e të gjithëve, ata do ta shkatërrojnë për interesa mafioze. Ata nxorrën një ligj special, por ne reguam fort ,e  kemi çuar çështjen në SPAK, ata u tërhoqën nga PPP dhe tha do ta bëjnë me lektë e shtetit. Këta gënjejnë në mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh Robert Budina.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 06:10

Shqipëri- Vijon të rritet kurba e të infektuarve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona dhe numri total i të infektuarve k...