Aktualitet

“Kreu një manovër të rrezikshme”, drejtori i parë i Policisë së Shtetit tregon si u bë dëshmitar i një kërkese arb

15 Maj 2020, 06:48 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtuesi i parë i Policisë së Shtetit, Edmond Rizaj ka publikuar një ngjarje, për të cilën ka qenë dëshmitar. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rizaj shkruan se gjithë jetën e tij është bërë dy herë subjekt I një aksioni policor.

Ai kujton se si në vitet ’80 i kanë vënë në dukje pantallona te qepura tub, ndërsa një ditë më parë, ka vënë re se si një person është nervizuar ndaj një kërkese arbitrate të një punonjësi policie dhe ka kryer një manovër të rrezikshme.

“Sot hera e dytë në jetë që bëhem subjekt i “aksionit policor”. Hera e parë diku në gjysmën e dytë të viteve 80 “kundërbatuta” ndaj një “stampisti” me emër të 326 egërsoi njeriun aq sa aty për aty konstatoi pantallonat e mia të qepura “tub” jo sipas standardit e grisjen e tyre sot më 14 maj “mosbindje” ndaj një kërkese arbitrare të një punonjësi policie, “nervozoi” njeriun deri në atë pikë sa kreu një manovër të rrezikshme me automjetin e uniformuar ndërkohë që unë pedaloja e që më bëri të kuptoja sesa të brishtë jemi para arrogancës “made in bravo çuna”. Sinqerisht nëse ndonjëeri prej studentëve të mi sillet në atë mënyrë me qytetarët do thoja më ka shkuar mundi dëm!”- shkruan Rizaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmind rizaj edmind rizaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 06:10

Shqipëri- Vijon të rritet kurba e të infektuarve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona dhe numri total i të infektuarve k...