Aktualitet

15 Maj 2020, 06:10 Nga DOSJA

Shqipëri- Vijon të rritet kurba e të infektuarve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 916. Silva Bino ka deklaruar sot se harta është zgjeruar me 7 raste në Durrës, 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë  dhe 2 raste në Krujë. Ajo bëri me dije më tej se në spitalet COVID janë aktualisht 19 persona të shtruar, 4 prej te cilëve janë në terapi intesive.  Ndërsa në total janë 180 pacientë aktivë me COVID.  Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 705 dhe kanë humbur jetën vetëm 31 persona.

Sakaq, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se nëse nuk do të respektohen masat, do të bëjmë hapa pas, pasi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Ministrja nënvizoi se ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes.

Ndërkohë sot burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Berat është infektuar një familje me 5 anëtarë. Mësohet se mes të prekurve është një fëmijë 2-vjeçar.

Mbërmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, mjeku i njohur Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës dhe theksoi se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë. Megjithatë ai u shpreh, se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll