Aktualitet

Bashkia Kavajë i jep tenderin prej afro 660 milionë lekësh të arrestuarit për evazion fiskal (DOKUMENTET)

15 Maj 2020, 05:55 Nga DOSJA
Bashkia Kavajë i jep tenderin prej afro 660 milionë lekësh

Kavajë- Bashkia Kavajë i ka dhënë një tender prej afro 660 mililonë lektë pa TVSH (659 510 733,00) kompanisë “G.P.G. COMPANY” për rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës që furnizon me ujë  qytetin e Kavajë dhe për ndërtimin e një depo uji të re.  Por, kjo kompani administrohet nga Paqsor Buzi, i cili në shtator të vitit të kaluar u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë për evazion fiskal. Buzi u lira nga gjykata në nëntor të vitit 2019, pasi deklaroi se ishte “i sëmurë”.  Afati i tenderit është për një periudhë 12-mujore.

Buzi njihet edhe si kontraktori më i madh i “Rilindjes Urbane”. Përgjatë viteve 2014-2018, “G.P.G Company” ka fituar 32 projekte të financuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, me vlerë totale 28.6 milionë euro. Ndërkohë,  G.P.G Company ka përfituar tendera publikë në vlerën e 54 milionë eurove në total përgjatë viteve 2015-2019. Edhe pse u arrestua pak muaj më parë për evazion fiskal, bashkia Kavajë nuk ka hezituar ta shpallë fituese kompaninë e Buzit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia kavajë tender pasqor buzi bashkia kavajë tender pasqor buzi

Sondazh

Poll