Kërcënoi me armë zjarri fqinjën e saj për një vend parkimi, arrestohet 57-vjeçarja në Durrës
DURRËS– Një 57-vjeçare me inicialet N.P., është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri fqinjën e saj.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, mësohet se 57-vjeçarja, banuese në Hamallaj, Durrës, është konlifktuar me fqinjën e saj 29-vjeçaren me inicialet A.K., për një vend parkimi.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Pas sherrit, 57-vjeçarja ka marrë pushkën dhe ka kërcënuar fqinjën e saj. Pas arrestimit, në banesën e gruas ëhstë gjetur një pushkë dhe 27 fishekë dhe janë sekeustruar.
Njoftimi i policisë Durrës
Kanosi me armë zjarri fqinjën e saj, arrestohet në flagrancë një 57-vjeçare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.
Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Pipero: Asnjë i shtruar dje dhe sot, hapja do na rrisë imunitetin
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero e cilësoi të qetë dhe të butë këtë fazë të epidemisë në Shqipëri, pavarësisht një rritjeje të ndjeshme të infektimeve në...
“Kemi armë në dorë”, mjeku Pëllumb Pipero tregon efektet që do ketë një valë e dytë
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respir...
Bashkia Kavajë i jep tenderin prej afro 660 milionë lekësh të arrestuarit për evazion fiskal (DOKUMENTET)
Kavajë- Bashkia Kavajë i ka dhënë një tender prej afro 660 mililonë lektë pa TVSH (659 510 733,00) kompanisë “G.P.G. COMPANY” për rikonstruksionin e rrjetit shp...
Ndotja e ajrit u ul gjatë karantinës, por rreziku mbetet i madh nëse nuk vëmë mend
Tiranë- Matjet e ndryshme në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit tregojnë se përgjatë periudhës së karantinës ajri është pastruar ndjeshëm. Është ulur...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 15 maj 2020
Tiranë-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Fax web dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë miratimin e...
Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa Nostra”: E kundërshtojmë! BE vlerëson sundimin e ligjit
TIRANË-Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë “Europa Nostra” ka reaguar pas vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar.Me a...
Valë e dytë nga koronavirusi? Pipero: Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet jeta
Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë k...
Indinjata e Budinës: Na kanë keqtrajtuar, mua dhe Fitim Makashin na tërhoqën zvarrë
TIRANË- I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, regjizori Edmond Budina u shpreh se në datë 24 ai së bashku me Makashin është tërhequr zvarrë nga...
Vendimi për shembjen e godinës, Basha e artistët mblidhen tek sheshi i TK. Kryemadhi: Ka ndodhur një falsifikim, s’ka pasu
TIRANË- Bashkia e Tiranës, në mënyrë të fshehtë ka marrë sot vendimin për shembjen e Teatrit Kommbëtar. Në një vendim të siguruar nga Dosja.al shihet se ve...