Politike

Akuzat për ndikim të Moskës, Manjani: Jam rus, as më plas fare!

28 Mars 2019, 15:53 Nga DOSJA
Akuzat për ndikim të Moskës, Manjani: Jam rus, as më plas

TIRANË- Akuzave të mazhorancës socialiste se opozita është e lidhur me Moskën zyrtare dhe se para të ardhura nga Rusia janë përdorur për lobim në SHBA, iu ka ardhur një përgjigje nga opozita.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se nëse të kërkosh demokraci dhe të drejtat themelore të bëjnë rus, atëherë pranon të jetë rus.

“Në qoftë se të kërkosh DEMOKRACI, LIRITË e TË DREJTAT THEMELORE të bëjnë Rus, atëhere unë jam Rus. As më plas fare! Më mirë me Demokraci sesa Narko-Klepto-Stabilo-Kakokraci…Mesa di këto të fundit vijnë nga Rusia, por ska problem. Si të dojë le tja verë emrin Kryeministri, zgjedhjen e kam të bërë tashmë!”-shkruan Manjani.

Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se opozita është e lidhur me Rusinë. Balla akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe hodhi aludime se Rusia ka koordinuar protestat në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë. (Lexo këtu).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lobimi rus ne shba ndikimi rus protestat e opozites taulant balla ylli manjani lobimi rus ne shba ndikimi rus protestat e opozites taulant balla ylli manjani

Sondazh

Poll