Sport

Trajneri-menaxher i Milanit të ri kërkon 80 mln euro dhe 4 kushte të parefuzueshme!

14 Maj 2020, 17:00 Nga DOSJA
Trajneri-menaxher i Milanit të ri kërkon 80 mln euro dhe 4 kushte

Ralf Rangnick po mëson italishten. Ai e ka ndarë mendjen për të nisur një revolucion të madh te Napoli, por ka kushtet e tij.

“Sportmediaset” zbulon se gjermani ka bërë të qartë kërkesat e tij ndaj klubit italian dhe me shumë mundësi do i plotësohen të gjitha.

Ai do kontratë 4-vjeçare me rol si trajner dhe menaxher. Pra, do pushtet të plotë në merkato. Ai dëshiron edhe zyrë personale në selinë e Milanit. Kërkon gjithashtu një staf prej rreth 20 personash, mes njerëzve të fushës, përfshirë këtu edhe një psikolog.

Skuadrat e të rinjve duhet të luajnë të gjitha si ekipi i parë dhe mundësisht do të jetë gjermani ai që do të konsultohet dhe udhëzojë trajnerët e moshave. Ai do buxhet 80 mln euro në merkato, pa përfshirë këtu të ardhurat nga shitja e Kessie dhe Paqueta.

Synimi i tij është i qartë: një cikël me të rinj në moshën 22-23 vjeç. Këtë ide ka ndjekur thuajse gjatë gjithë viteve të fundit të karrierës së tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kushtet milan rangnick kushtet milan rangnick

Sondazh

Poll