Sport

Bëjnë 36 km në ditë për të shkuar në stërvitje! Modeli vjen nga ekipi gjerman

14 Maj 2020, 17:42 Nga DOSJA
Bëjnë 36 km në ditë për të shkuar në

GJERMANI-Nuk janë nga ata të Bundesligës, por gjithsesi quhen profesionistë dhe duhet të shkojnë në punën për të cilën paguhen. Gjithsesi jemi në kohën e sportivitetit, kur mund të përdoren biçikletat në vend të makinave, dhe kështu bëjnë disa nga lojtarët e St. Paul. Ata janë kapiteni Daniel Buballa, po ashtu portieri rezervë Korbinian Myler dhe Svend Brodersen.

Ata duhet të bëjnë 4 herë në ditë distancën prej 9.1 km nga hoteli i tyre i karantinës në qytetin-port, deri në kompleksin stërvitor në Kolaushtrase në Nindorf. Nuk ka asnjë kufizim për ta, pasi quhet zgjedhje personale udhëtimi, madje në biçikletë është e sigurt se janë të vetëm, pra brenda rregullave.

Problemi i vetëm, që për ta duket se nuk peshon edhe aq, është se duhet të bëjnë 36.4 km në ditë me biçikletë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniel buballa ekipi gjerman st.paul daniel buballa ekipi gjerman st.paul

Sondazh

Poll