Sport

Gjest fantastik nga lojtari i Anglisë: bëhet sponsor i një klubi tjetër për një motiv shumë special

14 Maj 2020, 17:50 Nga DOSJA
Gjest fantastik nga lojtari i Anglisë: bëhet sponsor i një klubi

Harry Kane surprizon të gjithë. Sulmuesi anglez i Tottenham-it raportohet se ka blerë të drejtën e reklamimit në fanellën e skuadrës Leyton Orient.

Ai ka një lidhje speciale me këtë skuadër, sepse ka debutuar aty në vitin 2011. Fanella e Leyton Orientit tashmë nuk do të ketë një logo biznesi, por një mesazh sensibilizues për kauza të ndryshme, të gjitha të ideuara nga lojtari i kombëtares angleze.

“10% e çdo fanelle të shitur do të shkojë për bamirësi”, është shprehur Kane. “Kam jetuar pak metra larg stadiumit të Orientit për shumë vite. Atje kam lindur dhe jam shumë i lumtur që u ktheva në klubin që më dha mundësi të bëja debutimin tim”, ka shtuar sulmuesi. Vërtet një gjest mahnitës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kanë leyton orient sponsor kanë leyton orient sponsor

Sondazh

Poll