Sport

Mjekja e FSHF-së jep lajme të mira: Gjërat do të ndryshojnë, vetëm se duhet të kenë kujdes në…

14 Maj 2020, 16:44 Nga DOSJA
Mjekja e FSHF-së jep lajme të mira: Gjërat do të

TIRANË-Futbolli shqiptar po shkon dalëngadalë drejt rikthimit në fushë. Data zyrtare për nisjen e stërvitjeve është ajo e 18 majit, megjithëse FSHF po punon për ta afruar këtë datë në një më të hershme. Protokolli sanitar për rifillimin e sezonit është gati dhe ka marrë aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa mjekja imazheriste e Federatës shqiptare, e caktuar edhe në grupin e punës për të bashkëpunuar me qeverinë, ka dhënë më tepër detaje rreth masave që do të zbatohen nga klubet dhe lojtarët.

Vendimi për të rifilluar kampionatin më 3 qershor ka lënë të kuptohet se FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë janë drejt një dakordësimi të plotë. Një nga pjesëtaret e grupit të punës së institucionit të futbollit, mjekja imazheriste Arjana Sina, ka treguar me detaje se në cilin pikë janë diskutimet mes palëve dhe çfarë do të ndryshojë tashmë në futboll pas pandemisë globale prej koronavirusit.

 NDRYSHIMET– “Mes dëshirës së madhe për të bërë diçka të mirë ka dhe disa protokolle që duhen respektuar. Përveç pjesës që nuk do të ketë tifozë në stadiume, do të ketë shumë gjëra të tjera që nuk do të jenë si më parë. Për shembull, festimi i golave dhe kalimi i shisheve të ujit nga njëri te tjetri lojtar, do të jenë të kujdesshme. Natyrisht, larja në dushe, transporti i futbollistëve në makinat e tyre apo me 2-3 autobusë, që të jetë largësia sa më e madhe. Megjithatë, nuk mendoj se këto gjëra do të cenojnë nivelin e futbollit. Kemi dy skenarë dhe këto janë detajet. Dilema është nëse do të karantinohet i gjithë ekipi apo futbollisti. Kampionate të ndryshme kanë marrë rrugë të ndryshme e po diskutojmë. Në këtë moment i rëndësishëm është sensibilizimi i futbollistëve dhe përgjegjshmëria. E para për të mos u sëmurur vetë dhe e dyta për të mos dëmtuar shokët”,përfundon mjekja.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arjana sina fshf rifillimi i kampionatit arjana sina fshf rifillimi i kampionatit

Sondazh

Poll