Politike

Kundër prishjes, Basha kalon natën tek Teatri Kombëtar, Rama nuk ‘lëviz’ nga e tija: Kam pasur këtë mendim prej 20 vit

14 Maj 2020, 19:10 Nga DOSJA
Kundër prishjes, Basha kalon natën tek Teatri Kombëtar, Rama nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se njësoj si 20 vite më parë ishte i mendimit që godina duhet shembur. 

Ndërsa u shpreh se aktivistët e grumbulluar tek Teatri, janë duke shkelur aktin normativ duke treguar se po rrezikojnë veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: A e dinin që Basha do të kalojë natën tek Teatri dhe iu ka vënë ultimatum që të mos e shembni?

Edi Rama: Është temë e ezauruar, për mua ka 20 vjet. Qëndrimi im është i njohur për 20 vitesh. Nuk ka proces më të gjatë të debatit në distancë. Kthimi në një temë politike është shterpësi.

Blendi Fevziu: Jeni i bindur që Teatri duhet shembur?

Edi Rama:Kam pasur këtë mendim prej 20 vitesh. Nuk ka patate të nxehtë, ka një proces që zhvillohet sipas ligjit. Bashkia e Tiranës do të ekzektojë gjithë projektin. Nuk i kemi thënë merre prishe por ndërtojë. Vija e zjarrit sot në Shqipëri, është në spital dhe lufta sot në shqipëri është për të mbrojtur shëndetin. Një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz, për të bërë gjeste patetike dhe që nuk kanë lidhje me asnjë proces demokratik.

Blendi Fevziu: Pse nuk hidhni një referendum?

Edi Rama: Pas shpinës tuaj shoh njerëz që kanë thyer rregullat. Këtë shoh pas shpinës tuaj unë. Nuk po flas për persona, por po flas në kushtet që është e ndaluar që njerëzit të grumbullohen në numra të tillë dhe të rrezikojnë veten dhe të tjerët. 

Ndërkohë tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama trualli i tk i kalon bashkise edi rama trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll