Politike

Ngatërroi Pashko Vasën me Gjergj Fishtën, deputeti Meçe zbulon ‘strategjinë’: E bëra qëllimisht, doja të fusja media

14 Maj 2020, 17:58 Nga DOSJA
Ngatërroi Pashko Vasën me Gjergj Fishtën, deputeti Meçe

TIRANË– Deputeti Ervis Meço, i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, gjatë fjalës së tij sot në foltore ‘bëri lëmsh’ vjershën e Pashko Vasos duke ia atribuuar Gjergj Fishtës. (Lexo këtu)

Por e gjitha paska qënë një lojë nga ana e tij për të future mediat në “kurth”. Në një reagim në Facebook-un e tij, Meço shprehet se ‘lapsusin’ e kishte bërë me vetëdije, madje dhe sfidonte çdo gazetar që t’i testonte dijet e tij.

I falenderoj mediat, për promon që më bënë duke rënë në kurthin e lojës sime të vetëdijshme për lapsusin (Fishta-Pashko Vasa). Kush do të testojë vërtetë dijet e mia nga gazetarët prestigjozë i ftoj në një sfidë publike në çdo studio televizive. Në pritje…,”-shkruan ai në Facebook.

Të paqartë ende se përse mediat kanë rënë në kurth, për gafën e tij në Kuvend, mundemi vetëm që të sygjerojmë që deputeti në kohën e tij të lirë të marrë pjesë në emisionet e posaçme për argëtim.

Tek e fundit foltorja nuk është krijuar për të luajtur por për të ngritur zërin për problemet e shqiptarëve, të cilët kanë votuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervis meco gafa e ervis mecos seanca plenare 14 maj 2020 ervis meco gafa e ervis mecos seanca plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll