Politike

Takimi me artistët, Basha: Teatri vija e kuqe, zjarri do ndizet në Surrel e në qendra tregtare. Budina: Më kanë kërcënuar

14 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
Takimi me artistët, Basha: Teatri vija e kuqe, zjarri do ndizet në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Takimi është zhvilluar në selinë e PD dhe Basha mësohet se u ka dhënë sërish mbështetjen artistëve.

Pas takimit, Basha u shpreh se Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe nuk do të lejohet që qeveria të shembë godinën. Në reagimin e tij, kryedemokrati tha se nëse vihet zjarri i vihet teatrit flaka do jetë në institucionet shtetërore në Surrel dhe në qendrat tregtare.

Me tonë të forta foli dhe regjisori Edmond Budina, i cili tha se ka marrë kërcënime nga persona anonimë. Po ashtu ai tha se zjarri i Teatrit Kombëtar do të jetë të shtëpitë e atyre që do vënë dorë mbi godinën. Aktori Liçaj tha se Rama nuk ka parë asgjë akoma dhe shtoi se godina nuk do prishet pasi është ndërgjegja e kombit.

Ndërkohë tensionet për godinën  e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takohet me artistet] edmond budina trualli i tk i kalon bashkise basha takohet me artistet] edmond budina trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll