Politike

‘I vetmi apartament që kam!’/ Zv.ministres Rovena Voda i prishet banesa: U vendos të shembet por sot mora vesh, jemi 7 per

14 Maj 2020, 15:57 Nga DOSJA
‘I vetmi apartament që kam!’/ Zv.ministres Rovena Voda i

TIRANË– Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka deklaruar se pallati në Durrës, në të cilin ajo banon do të prishet si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një lidhje në studion e lajmeve në News 24, ajo u shpreh se apartamenti është e vetmja banesë që ka, ku jeton bashkë me 6 anëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë ka shtuar do ta respektojë ligjin dhe do të lejojë prishjen e banesës së saj.

“Është i vetmi apartament që kam, nuk është në pronësi të bashkëshortit tim apo timen, unë jetoj me prindërt e bashkëshortit, jemi 7 persona në familje. Jeta jonë është e lidhur me atë apartament. Në fillim u akuzova se pse nuk shkonin grupet e ekspertizës te pallati im, ekspertimi është bërë vonë, shkalla e dëmtimit te pallati imi ishte DS3, por më pas u vunë re dëmtime në strukturë. U vendos të shembet edhe unë e mora sot vesh vendimin, e ndjej vetën njësoj si banorët e tjerë të Durrësit. Gjatë gjithë jetës sime unë kam respektuar ligjin dhe do vazhdoj ta bëj”, tha ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durres rovena voda durres rovena voda

Sondazh

Poll