Politike

Teatri Kombëtar në rrezik për tu shembur, Basha merr vendimin ‘ekstrem’: Do e kaloj natën tek sheshi i godinave

14 Maj 2020, 16:07 Nga DOSJA
Teatri Kombëtar në rrezik për tu shembur, Basha merr vendimin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit që ka pasur me artistët, ka vendosur që mbrëmjen e sotme ta kalojë tek sheshi i Teatrit Kombëtar. Dega 4 e Partisë Demokratike në Tiranë, ka bërë publik këtë vendim të Bashës dhe fton të gjithë qytetarët që tëa shoqërojnë.

“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë! Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare. Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë. Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4. Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare”, shkruhet në njoftim.

Ky vendim është marrë pas një takimi që u zhvillua në selinë blu, ku u diskutua për Teatrin Kombëtar. Ndërkohë tensionet për godinën  e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha tek teatri lulzim basha protesta tek teatri kombetar basha tek teatri lulzim basha protesta tek teatri kombetar

Sondazh

Poll