Politike

I quajti artistët trushpëlarë, aktivistja shpërthen ndaj Spiropalit: Mishëron imoralitetin, mbiemri yt pasaportë e llumit

14 Maj 2020, 15:01 Nga DOSJA
I quajti artistët trushpëlarë, aktivistja shpërthen ndaj

TIRANEAktivistja e njohur, Elona Caslli, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të sotëm të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i quajti artistët trushpëlarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan, se Spiropali është një femër që mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë. Ndër të tjera Caslli e quan mbiemrin e Spiropalit, pasaportë të llumit njerëzor dhe ndotëse të fjalës grua.

Postimi i plotë

Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali. Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor. Ndaj, veç mëshirës për ty si femër nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali. Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë.

Spiropali u përplas ditën e sotme me deputeten Rudina Hajdari, përsa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Ministrja gjatë fjalës së saj në Kuvend i quajti artistët trushpëlarë.

(G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elona caslli trualli i tk i kalon bashkise elisa spiropali elona caslli trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll