Politike

“Aktorë trushpëlarë”/ Ofendimi i pazakontë i Elisa Spiropalit, ministrja e Shtetit ‘fluturoi’ në Kuvend… deklarat

14 Maj 2020, 16:59 Nga DOSJA
“Aktorë trushpëlarë”/ Ofendimi i pazakontë i

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka humbur sot qetësinë gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë një debati me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari, Spiropali ka shpërthyer në ofendime kundër artistëve që po protestojnë kundër shembjes së godinës, por dhe ata që kanë bërë histori në artin shqiptar.

Në fjalën e saj ajo tha se Teatri Kombëtar i ri do të ngrihet më i bukur se kurrë, e vijoi më tej duke thënë se në vend nuk ka pasur teatër, por ca aktorë trushplarë.

Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë”, ishte kjo deklarata e ministres.

Por reagimi i saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Shumë artistët e aktivistë në rrjet janë kundërvënë Spiropalit, dhe shprehen se ajo duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë. Të njëjtën gjë i kërkoi dhe Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aktoret shqiptare elisa spiropali seancë plenare 14 maj 2020 aktoret shqiptare elisa spiropali seancë plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll