Politike

Rama jep lajmin e mirë: Certifikata e pronësisë nga sot do merret online, s’ka më radhë, sekser e bakshishe

14 Maj 2020, 15:44 Nga DOSJA
Rama jep lajmin e mirë: Certifikata e pronësisë nga sot do merret

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, bashkë me kreun e Kadastrës Artan Lame dhe kreun e AKSHI, Mirlina Karçanaj, kanë prezantuar sot mundësine re që është krijuar në e-Albania. Rama shprehet se nga sot të gjithë qytetarët  do të marrin dokumentin e pronës së tyre nga shtëpia e nuk do presin më në radhë, e nuk do vuajnë sporteleve. Sipas kreut të qeverisë, do të mjaftojë tashmë një klik në e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë.

? A E BESONI DOT QË MBAROI KALVARI 30 VJEÇAR I HIPOTEKAVE DHE FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020, DOKUMENTI I PRONËS DO TË MUND TË MERRET PA LËVIZUR NGA SHTËPIA OSE NGA CELULARI APO KOMPJUTERI MË I AFËRT, NË VETËM PAK MINUTA?!? E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!

Do të mjaftojë tashmë një klik në e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë? Sistemi sapo është “ndezur” dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit? Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë? Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet? #ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan lame certifikata e pronesise online edi rama sherbimet ne ealbania artan lame certifikata e pronesise online edi rama sherbimet ne ealbania

Sondazh

Poll