Politike

Basha me tone të forta: Teatri është vija e kuqe, akt lufte. Po prekën godinën zjarri do ndizet në institucione e në qend

14 Maj 2020, 14:30 Nga DOSJA
Basha me tone të forta: Teatri është vija e kuqe, akt lufte. Po

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvillaur sot një takim me artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas takimit Basha ka folur për mediat dhe ka thënë se shembja e Teatrit Kombëtar është vija e kuqe.

Ai u shpreh se nëse qeveria do ndez zjarrin tek Teatri, flaka do të ndizet në institucionet e uzurpuara, në Surrel e deri tek qendrat tregtare.

“Mesazhi është i qartë dhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen për të vjedhur. Qytetarët janë përballur me dhunë dhe me represion. Çdo hap për prishjen e Teatrit është një hap drejtë luftës me qytetarët. Unë u bëj thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës dhe të gjithë qytetarëve se sot është një pasiguri për jetën. Nëse duan që të ndezin zjarrin tek Teatri Kombëtar, duhet të presin fjakën në çdo zyrë shtetërore, ta presin nga Surreli e deri në qendrat tregtarëve të oligarkëve që vjedhin me këta. Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, u shpreh Basha.

Deklarata është bërë pas një takimi që u zhvillua në selinë blu, ku u diskutua për Teatrin Kombëtar. Ndërkohë tensionet për godinën  e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takohet me artistet] lulzim basha basha takohet me artistet] lulzim basha

Sondazh

Poll