Aktualitet

I vodhi 30 mijë USD klientit, Gjykata lë në burg drejtorin e bankës

14 Maj 2020, 13:20 Nga DOSJA
I vodhi 30 mijë USD klientit, Gjykata lë në burg drejtorin e

TIRANË- Florant Nako, djejtor i një banke të nivelit të dytë është lënë sot në burg. Gjykata e Tiranës ka zhvilluar masën e sigurisë, duke cilësuar si të drejtë arrestimin e tij dhe ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nako u arrestua dje, në përfundim të operacioni “Bankieri”, pasi akuzohet se ka vjedhur në llogarinë e një klienti, shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Dosja.al mësoi dje se i riu kishte disa muaj që ishte në hetim nga policia, ku edhe është përgjuar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.

Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit. Mbi 35-vjeçarin rëndon akuza “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet drejtori i bankës florant nako operacioni bankieri arrestohet drejtori i bankës florant nako operacioni bankieri

Sondazh

Poll