Aktualitet

Gjykata e Apelit “vulos” dosjen e lobimit/ Pushohet çështja për Bashën dhe dy zyrtarët e PD

14 Maj 2020, 09:59 Nga DOSJA
Gjykata e Apelit “vulos” dosjen e lobimit/ Pushohet

TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë, ka përcaktuar sot vendimin për çështjen në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarëve të PD, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që vendosi pushimin e çështjes. Tashmë akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” kanë rënë dhe Basha, Ristani e Dervishi kanë mbyllur çështjen me drejtësinë. 

“Trupi gjykues të aplikojnë nenin 329, pika 7. Do marrë një vendim pa dëgjuar palët, duke shqyrtuar vetëm dokumentacionin. Në Gjykatën e Apelit nuk ka nevojë të bëhet debat po do shqyrtohet brenda 15 ditësh. Ky është vendimi që mori sot gjykata pasi dëgjoi palët, dhe prova nuk kishte. Gjykata do njoftojë palët për vendimin në një moment të dytë”, tha Halimi, përfaqësues ligjor i Lulzim Bashës në proces, pa u bërë ende publik vendimi i Gjykatës për Bashën.

Historia e Lobimit

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduard halimi gjyqi i lulzim bashes lulzim basha eduard halimi gjyqi i lulzim bashes lulzim basha

Sondazh

Poll