Aktualitet

I vodhi klientit 30 mijë dollarë nga llogaria, arrestohet drejtori i bankës në Tiranë, disa muaj në hetim (EMRI+FOTO)

Policia ka arrestuar Florant Nako, drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi pasi ka vjedhur në llogarinë e një klienti, shumën prej 30.000 dollarësh. 35-vjeçari ishte nën hetim prej disa muajsh, ku policia ka kryer edhe përgjime ndaj tij.
Featured image of article: I vodhi klientit 30 mijë dollarë nga llogaria, arrestohet drejtori i bankës në Tiranë, disa muaj në hetim (EMRI+FOTO) Florant Nako

Tiranë- Policia ka finalizuar operacionin “Bankieri”, në të cilin është arrestuar 35-vjeçari Florant Nako, me detyrë drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi ka vjedhur në llogarinë e një klienti, shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Buime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu kishte disa muaj që ishte në hetim nga policia, ku edhe është përgjuar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. Vjedhja ka ndodhur  nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit. Mbi 35-vjeçarin rëndon akuza “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

J.V/Dosja.al

  • 11:21

    Detajet/ Si i vodhi drejtori i bankës 30 mijë dollarë klientit përmes e-mailit

    Florant Nako

    Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i drejtorit të filialit të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, Florant Nako. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vjedhja ka ndodhur  nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit

  • 11:39

    EMRI+DETAJE/ Kush është drejtori i bankës që vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e klientit, u ndoq për muaj dhe ishte nën përgjim (SKEMA)

    Florant Nako

    Florant Nako, drejtori i filiali banke të nivelit të dytë në Tiranë, është 35-vjeçari që u arrestua nga policia, pasi i vodhi nga llogaria rrjedhëse 30 mijë dollarë një klienti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nako ishte prej një muaji ishte nën hetim, ku edhe është përgjuar. Mbi të rëndon vepra penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

    Njoftimi i Policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

Shto Koment