Bota

Rriten rastet e reja në Maqedoninë e Veriut, shënohen 29 të infektuar në 24 orët e fundit nga Covid-19

14 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja në Maqedoninë e Veriut, shënohen 29 të

MAQEDONI E VERIUT–  Të paktën 29 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24  orët e fundit në  Maqedoninë e Veriut.

Krahasuar me ditët e tjera sot është parë një tjetër rritje e lehtë e të infektuarëve  me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa lajmi i mirë është se  brenda një dite janë shëruar plotësisht  edhe 6 pacientë nga virusi vdekejeprurës.

Mes  29 rasteve të reja, 9 janë shënuar në Shkup, 6 në Prilep dhe 5 në Tetovë ndërkohë ka pasur dhe në Kumanovë, Strugë apo Ohër.

Deri më tani në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë shënuar  1.723 persona të sëmurë me Covid-19 ku mes tyre  1.223 janë shëruar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonen e veriut koronavirusi ne maqedonen e veriut

Sondazh

Poll