Bota

“Ndryshon loja” Testi i ri për antitrupat e koronavirusit është 100 % i saktë

14 Maj 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Ndryshon loja” Testi i ri për antitrupat e koronavirusit

BRITANI– Pritja e gjatë për një test të antitrupave të koronavirusit duket se ka mbaruar pasi një lajm i mirë vjen sot nga Britania e Madhe. Në mediat e huaja është raportuar se një test për antitrupat e koronavirusit ka rezultuar 100 përqind i saktë dhe është vlerësuar se do e “ndryshojë lojën”.

Mësohet se te testi është zhvilluar nga  ndërmarrja farmaceutike zvicerane Roche dhe është zbuluar se kishte një normë saktësie 100% nga Public Health England (PHE).

Këto gjete janë përshëndetur si një “zhvillim shumë pozitiv” në luftimin e shpërthimit të koronavirusit, pasi testi do të përcaktojë nëse një pacient ka qenë i ekspozuar ndaj virusit që shkakton koronavirusi.

Testi është miratuar për përdorim publik dhe do të tregojë me saktësi nëse dikush e ka kaluar infeksionin apo jo. Testi është prodhuar nga gjiganti zviceran Roche.

Sipas ekspertëve thuhet se kushdo që e ka kaluar virusin mund të jet imun për të paktën 3 vjet.  Qeveria britanike po planifikon të blejë miliona teste nga Roche.

Ndër të tjera mediat e huaja shkruajnë se testi do shitet privatisht fillimisht. Nuk dihet se sa do të kushtojë. Testi ka marrë miratimin në BE dhe në SHBA.

Kujtojmë se më herët është deklaruar se testet e antitrupave për koronavirusin nuk janë të saktë. Edhe OBSH paralajmëroi kundër të ashtuquajturave pasaporta imuniteti, që bazohen te këto testime.

Burimi: politicshome

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe testi për antitrupat koronavirusi në britaninë e madhe testi për antitrupat

Sondazh

Poll