Bota

Murtaja që përfshiu Bergamon në 1630 dhe faza e dytë që zgjati 3 dekada

14 Maj 2020, 10:35 Nga DOSJA
Murtaja që përfshiu Bergamon në 1630 dhe faza e dytë që

BERGAMO– Kombinimi i dëshirës për t’iu rikthyer normalitetit dhe këmbëngulja e këtyre ditëve kujton atmosferën e gushtit të atij viti, kur rrugët e qytetit, të mbuluara me bar dhe hithra pas shumë muajshshkretimi, u mbushën me qytetarë që ruanin distancën që nuk i jepnin dorën njëri-tjetrit, dhe mbyllja për një kohë të gjatë e berberëve kishte gjeneruar një modë të re me mjekra të gjata e flokë shumë të çrregullt.

Ndërsa në profecitë e tanishme për rimëkëmbjen e afërt, ka një mori  referencat për stinët e rilindjes së post “luftës”, pasi me siguri ato  momente janë më të ndritshme se errësira që shoqëroi rihapjen e qytetit pas murtajës manzoniane.

Rikthimi ishte shumë i ngadaltë: Zona ndoqi për vite me radhë masa kufizuese periodike, të urdhëruara nga autoritetet e zellshme veneciane, siç është bllokimi i kontakteve tregtare me rajone të dyshimta ose izolimi i komunave të infektuara (Lovere në 1632), dhe popullsia që ende jetonte me frikën e vazhdueshme të valëve të reja të murtajës nga zonat, kantonet zvicerane në 1634, Valtellina në 1635, Comasco në 1636, ku  autoritetet publike sinjalizonin për pakujdesi në përhapjen e infeksionit.

Gati 3 dekada pas ngjarjeve të trishta të pandemisë, në vitin 1659 u krijua një autoritet i veçantë,  të ashtuquajturit ‘kolaterale’  për të verifikuar zbatimin e rregullave të higjienës në dyqanet e ushqimit.

Më tej në këtë artikull Corriere de la Serra shkruan se  në bazë të traditës italiane, pas katastrofave të murtajës, lindnin konflikte dhe akuza të ndërsjellta midis autoriteteve qendrore dhe administratorëve vendorë, si dhe hetime gjyqësore të pashmangshme, të destinuara të kurorëzojnë stinët më të larmishme të historisë së vendit: në 1632 Venecia nisi të hiqte nga detyra dhe të vinte para drejtësisë zyrtarët e dyshuar për përvetësim të padrejtë të të mirave publike dhe abuzim në dëm të qytetarëve në kohë murtaje, dhe në fakt vijuan punën e komisionerit të pushtetit vendor, duke inkurajuar funksionarët e lartë me origjinë veneciane të rikuperonin sa më shumë burime përmes mbledhjes të pamëshirshme të taksave dhe borxheve të vjetra.

Ndërkohë ditët e sotme ka kërkesa të vazhdueshme për një rikuperim të shpejtë të aktiviteteve të prodhimit, por nuk duket se në atë kohë në Bergamo ishte puna nevoja më e domosdoshme e njerëzve. Fermerët që i mbijetuan infeksionit, pa dëshirë apo forcë për të punuar, preferuan të mjaftoheshin me ato pak që kishinpër të shijuar kënaqësitë e jetës, që murtaja e kishte vënë seriozisht në pikëpyetje.

Nëse sot flitet se dasmat dhe aktivitetet me shumë njerëz nuk do të mbahen si shkak i pandemisë, asokohe dasmat bëheshin vazhdimisht, madje edhe mes atyre që kishin mbetur të ve, për muaj të tërë tokat mbetën të braktisura, aq sa çmimet e mallrave ushqimore u rritën në mënyrë të çmendur përgjatë vitit 1631, duke e vënë në vështirësi popullatën e qytetit.

Pandemitë kanë ndryshuar gjithçka, Marco Antonio Benaglio, ka theksuar se murtaja e vitit 1630 i bëri shumë njerëz të mjerë e fatkeqë, por bëri pasuroi edhe shumë njerëz, duke i identifikuar këta të fundit si priftërinj, që trashëgonin pasurinë e atyre që vdisnin, dhe te ata që kishin imunitet, të cilët, duke qenë në gjendje të kontaktonin me të sëmurët, ofronin kujdes kundrejt pagesave të majme.

As atëherë nuk munguan ata që, pasi i shpëtuan murtajës dhe nuk kishin asgjë për të humbur, përfituan nga situata në forma kriminale: nga vitet ’30 të shekullit të shtatëmbëdhjetë pati një rritje të krimeve, dhunës dhe vrasjeve, por mbi të gjitha të vjedhjeve, plaçkitjeve dhe grabitjeve të tregtarëve të kryera nga bandat e krimit të organizuar, të gjitha aktivitete të regjistruara me shqetësim nga kryetari i bashkisë veneciane Pietro Loredan, i cili mbërriti në qytet në gusht 1630.

Autoriteti më i lartë i qytetit, me konstatimin e aftësisë kriminale të shumë njerëzve, u drejtonte fjalë inkurajuese qytetarëve të Bergamos, fjalë që tingëllojnë aktuale edhe sot.

Burimi: Corriere 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll