Bota

Gjykata Supreme e SHBA rrëzon urdhrin e shtetit për të qëndruar në shtëpi

14 Maj 2020, 09:24 Nga DOSJA
Gjykata Supreme e SHBA rrëzon urdhrin e shtetit për të

SHBA– Gjykata Supreme e shtetit të Wisconsin-it, në SHBA, ditën e djeshme ka rrëzuar vendimin e Qeverisë për qëndrim të detyuar në shtëpi përgjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, duke e vlerësuar atë si të paligjshëm, të pavlefshëm dhe të pazbatueshëm.

Sipas mediave të  huaja është mësuar se trupa gjykuese vlerësoi se sekretari i shtetit për Shëndetësinë Andrea Palm tejkaloi autoritetin e tij me urdhërin për qëndrimin e detyruar në shtëpi, i njohur si i urdhri i Urgjencës 28.

Në bazë të këtij urdhëri të gjithë qytetarëve të Ëisconsin u kërkohej  që të qëndronin në shtëpi ose në vendet e tyre të banimit, me përjashtim të shumë pak rasteve urgjente të përcaktuara në vendim.

Ky urdhër i parashikuar për deri në datën 26 maj, gjithashtu kufizoi udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, dhe parashikonte gjoba dhe dënime me burg për ata që shkelnin urdhrin.

Me një vendim 4-3, Gjykata e quajti direktivën e Sekretarit të Shërbimeve Shëndetësore Andrea Palm, e njohur si Urdhri i Urgjencës 28, si  ‘konfiskim i gjerë i pushtetit’.

Kujtojmë se deri më tani në Ëisconsin janë rregjistruar të paktën 11 mijë të infektuar nga Covid-19, kanë vdekur 421 njerëz dhe janë shëruar 5600 të tjerë. Kështu ky është ndër shtetet amerikane më pak të prekur nga virusi.

Ndërsa në mbarë SHBA janë shënuar mbi 1,4 milionë të infektuar dhe mbi 85 mijë viktima.

Burimi: nbcnews 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjykata supreme koronavirusi ne shba wisconsin gjykata supreme koronavirusi ne shba wisconsin

Sondazh

Poll