Amerikanët do të jenë të parët që do të marrin vaksinën kundër Covid-19
14 Maj 2020, 11:10Nga DOSJA
SHBA– Amerikanët do të marrin të parët vaksinën kundër Covid-19, pasi sipas mediave të huaja thuhet se SHBA ka qenë i vetmi vend që ka ofruar më shumë para se çdo shtet tjetër për krijimin e një vaksine.
Ky lajm është konfirmuar nga kompania e madhe farmaceutike franceze, Sanofi, e cila deklaroi se amerikanët do jenë të parët për të marrë vaksinën e koronavirusit.
Sipas drejtorit të përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudso thuhet se nëse do të ketë një vaksinë të suksesshme, dozat e para do shkojnë për amerikanët, të cilët ofruan një partneritet me kompaninë në shkurt.
Pas kësaj deklaratë një zemërim është parë tek francezët, pasi një zyrtar qeveritar deklaroi se është e papranueshme që t’i jepet prioritet amerikanëve.
Zëvendësministrja e Ekonomisë në Francë, Agnes Pannier-Runacher tha se është e papranueshme që amerikanët të kenë privilegje bazuar te preteksti financiar. Kjo përplasje nxjerr në pah se sa e egër mund të bëhet gara për prodhimin e vaksinës.
Më shumë se 140 ekspertë dhe liderë botërorë kanë nënshkruar një letër të hapur të enjten, duke thënë se vaksina duhet të jetë e të gjithëve. Sipas tyre, kjo vaksinë dhe kura e mundshme duhet të jenë falas.
Megjithatë, në një konferencë të organizuar nga BE për të mbledhur fonde për vaksinën dhe kurat e mundshme, munguan SHBA, Kina dhe Rusia.
BERGAMO– Kombinimi i dëshirës për t’iu rikthyer normalitetit dhe këmbëngulja e këtyre ditëve kujton atmosferën e gushtit të atij viti, kur rrugët e qyteti...
SHBA– Identiteti i një zyrtari të Arabisë Saudite të dyshuar për mbështetje të terroristëve të al-Kaedës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u zbulua në ...
GREQI– Në Greqi është mbajtur gjyqi për vrasjen e Eleni Topaloudi, studentes greke që u vra para dy vitesh nga 21-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca dhe 23...
SHBA– Raportet sekrete të FBI në vitet 50 u hapën dhe u publikuan së fundmi për publikun. Marijan Markul lindi në Livno më 1909. Ai u transferua në Shtetet e Ba...
SHBA– Gjykata Supreme e shtetit të Wisconsin-it, në SHBA, ditën e djeshme ka rrëzuar vendimin e Qeverisë për qëndrim të detyuar në shtëpi përgjatë periudh...
BRITANI– Pritja e gjatë për një test të antitrupave të koronavirusit duket se ka mbaruar pasi një lajm i mirë vjen sot nga Britania e Madhe. Në mediat e huaja ë...
Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 298.322 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,442,466 qytetarët. Lajm...
SHBA– Aktori i mirënjohur në Hollivud, Robert de Niro ka bërë kritika të të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë...
Mal të Zi– Policia malazeze hodhi gaz lotsjellës të mërkurën mbrëma për të shpërndarë grupe protestuesish në Nikshiq dhe Plevle, të cilët u përleshën me forcat ...