Bota

Rriten vdekjet në Spanjë/ 217 viktima brenda 24 orëve të fundit, shkon mbi 27 mijë numri i të vdekurëve nga Covid-19

14 Maj 2020, 10:44 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Spanjë/ 217 viktima brenda 24 orëve

SPANJË– Në 24 orët e fundit kanë vdekur 217 persona si shkak i koronavirusit në Spanjë duke e çuar në  27.321 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve nga virusi.

Kujtojmë se prej një jave Spanja kishte bilancin më të ulët ditor që prej dy muajsh ku rregjistroi ditë pas dite shifra tragjike të të vdekurëve nga koronavirusi.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ku ndër të tjera është thënë se kjo shifër e 24 orëve të fundit është më e larta pas 8 majit.

Në këtë shtet ka nisur lehtësimi i masave të Covid-19, vendi ka hyrë në fazën e dytë të virusit por qytetarët janë të detyruar të zbatojnë rregullat e higjenës dhe distancimin social.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll