Bota

Sulmet e 11 shtatorit, FBI zbulon “gabimisht”‘ zyrtarin saudit të lidhur me tragjedinë

14 Maj 2020, 10:30 Nga DOSJA
Sulmet e 11 shtatorit, FBI zbulon “gabimisht”‘ zyrtarin saudit

SHBA– Identiteti i një zyrtari të Arabisë Saudite të dyshuar për mbështetje të terroristëve të al-Kaedës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u zbulua në një dokument gjyqësor të dërguar nga FBI-ja, shkruan Al Jazeera.

Dosja, e publikuar në prill dhe e zbuluar ditët e fundit, pesë herë censuroi emrin e Mussaed Ahmed al-Jarrah, i cili ishte duke punuar në ambasadën e Arabisë Saudite në Washington DC kur ndodhën sulmet terroriste të vitit 2001, por nga një pakujdesi, ky emër nuk u censurua për të gjashtën herë.

Gjatë 10  viteve të fundit u konfirmua që Shtetet e Bashkuara po hetonin një lidhje apo bashkëveprim të mundshëm të Arabisë Saudite në sulm.

Kështu u punua për rolin e dy subjekteve: Fahad al-Thumairy , një klerik radikal dhe një zyrtar saudit, i cili punoi në Los Angeles; dhe Omar al-Bayoumi, një agjent i dyshuar që ndihmoi dy terroristë të al-Kaedës duke u dhënë atyre strehim dhe para një vit para operacionit, gjithashtu në Los Angeles.

Ndërkohë Rijadi gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me sulmin, një dokument i FBI shënon se të dy personazhet ishin urdhëruar t’i ndihmonin ata, si dhe një person i tretë, identiteti i të cilit ishte i panjohur, deri tani. Arabia Saudite, një partner amerikan dhe një aleat i rëndësishëm i Uashingtonit në Lindjen e Mesme, ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pjesëmarrje zyrtare në sulmet kundër Qendrës së Tregtisë Botërore në New York City dhe Pentagon, nga ku mbetën 3000 të vdekur.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 11 shtatori 2001 shba mussaed ahmed al-jarrah shba 11 shtatori 2001 shba mussaed ahmed al-jarrah shba

Sondazh

Poll