Bota

E joshën, e çuan drejt vdekjes si qingji në thertore” Tension në gjyqin për vrasjen studentes greke nga shqiptari dhe gre

14 Maj 2020, 10:13 Nga DOSJA
E joshën, e çuan drejt vdekjes si qingji në thertore”

GREQI– Në Greqi është mbajtur gjyqi për vrasjen e Eleni Topaloudi, studentes greke që u vra para dy vitesh nga 21-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca dhe 23-vjeçari grek Manoli Koukouras. Mediat vendase kanë shkruar se ka pasur tensione në sallën e gjyqit teksa është mbajtur seanaca për vrasjen e së resë.

“Ata e joshën Elenin për ta çuar drejt vdekjes, si qingjin drejt thertores”.- ka thënë prokurori i çështjes së vrasjes së studentes greke Eleni Topaludi.

Të dy djemtë akuzohen për përdhunimin në grup dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi në Rodos në nëntorin e 2018-ës dhe seanca e radhës është zhvilluar në gjykatën e ishullit ditën e djeshme.

Seanca zgjati katër orë me rradhë dhe mësohet se ka pasur shumë tensione, ndërsa Prokurori Aristotelia Doga u mundua të hidhte poshtë çdo argument që kishin ngritur të pandehurit, shqiptari dhe 23-vjeçari grek.

Sipas Prokurorisë dy djemtë përveç përdhunimit dhe vrasjes së studentes Topaludi, kërkuan edhe ta mbulojnë krimin dhe bëri thirrje që gjykata të marrë dënime për ta, që të bëheshin shembull.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander luca eleni topaloudi manoli koukouras nëna e eleni topaloudi perdhunimi dhe vrasja e studentes ne greqi aleksander luca eleni topaloudi manoli koukouras nëna e eleni topaloudi perdhunimi dhe vrasja e studentes ne greqi

Sondazh

Poll