Legalizimi i kanabisit edhe Ahmetaj kundër Ramës: Nuk ka një draftligj, po bëjmë konsultime teknike
13 Maj 2020, 21:05Nga DOSJA
TIRANË- Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur sot për propozimin e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në një intervistë në Real Story, Ahmetaj u shpreh se ende nuk ka asnjë draftligj për një gjë të tillë, por po bëhen thjesht konsultime teknike me vende të tjera dhe me ekspertë.
“Italia ka hapur toka të ushtrisë, ku i ruan me ushtri parcelat, ndërsa Izraeli i ndan me tela me gjemba. Ajo që dua të ndaj me publikuan është se nuk ka një draftligj, ka vetëm konsultime. Kur bëhet, sigurisht që tregun e do shumë të kufizuar. Jan konsultime teknike, thjesht për të grumbulluar informacion si e zhvillojnë vendet, si e kontrollojnë, si është tregu, për çfarë lloj sëmundjesh e përdorin”, tha Ahmetaj.
Por kjo deklaratë e ministrit bie ndesh me një reagim të Ramës, i cili u shpreh se qeveria ka gati një draft dhe shumë shpejt do të jetë për publik për diskutime.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shqipëria ende nuk një datë për nisjen e sezonit turistik. Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se përgjithësisht sezoni nis në këtë periudhë, megj...
Politike13 Maj 2020, 19:41
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për “Aktualitet” ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një periudhë që po përballet me korona...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ironizuar sot deklaratat kundër opozitës. Në një intervistë në Fax News, Basha tha me ironi se opozita...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar përgjigjen e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në konferencën me gazetarët, ku për një koali...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për marrëdheniet e Ilir Metës me ndërkombëtaret. Ajo tha se diplomatët...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, bashkë me disa ministria ka prezantuar sot projektin e dy lagjeve të reja në Tiranë e Durrës, që janë pjesë e procesit të ri...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një foto duke lexuar librin e kryeministrit britanik Boris Johnson “The Churchill Factor. How one man made histo...
TIRANË– Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Edi Rama do që të shkatërrojë konsensusin mes palëve e të ko...
TIRANË- Opozita e bashkuar është optimiste se maxhoranca është tërhequr nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se nuk ka për të patur qever...