Aktualitet

FOTO/ Kush është Klajdi Gjeci që u arrestua sot, mik i Shullazit që në 2016 i vuri tritol biznesmenit dhe u mor preng nga t

14 Maj 2020, 07:11 Nga DOSJA
FOTO/ Kush është Klajdi Gjeci që u arrestua sot, mik i Shullazit

Tiranë- Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arrestuar 33-vjeçarin Klajdi Gjeçi, pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2019 për trafik droge, shpërthime me eksploziv dhe armë-mbajtje pa leje. Ai është arrestuar në rrugën “Sami Frashëri në Tiranë.

Kush është Klajdi Gjeci? 

Gjeci është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2019, pasi u akuzuar se ishte pjesë e një grupi që shpërndante kokainë në kryeqytet dhe bashkë me të ranë në në pranga edhe 4 persona të tjerë. 33-vjeçari  njihet si një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit.

Po kështu ai është arrestuar në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e biznesmenit Ndue Rajta, pronarit të një pike intertesh në kryeqytet. Në vitin 2015, i riu u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij. Po në vitin 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.

Sakaq, në  vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa n 8 Dhjetor  të 2011 Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça.  Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por, Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne tirane klajdi gjeci arrestohet 33-vjecari ne tirane klajdi gjeci

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 05:44

Maliq- 18-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit, e cila është ngacmuar seksalisht nga babai i saj, ka rrëfyer për Abc news detaje nga ngjarja e r...