Aktualitet

I forti që vrau biznesmenin për një kalë dhe superhajduti i dyqaneve, kush janë tre të dënuarit që rrahën të burgosuri

14 Maj 2020, 07:02 Nga DOSJA
I forti që vrau biznesmenin për një kalë dhe superhajduti i

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga e shkuara e të dënuarve që më datë 3 maj u përfshinë në një sherr mes tyre, dhe ushtruan dhunë edhe mbi gardianët. Emrat e tyre, janë të njohur për drejtësinë dhe për krimet e bujshme në të cilat janë përfshirë. Konkretisht bëhet fjalë për Eduart Xhezon, Emilent Xhepën, Lulzim Demirajn, të cilët dhunuan të dënuarin Eduart Ahmeti dhe dy gardianë.

Por kusha janë këta të dënuar?

Eduart Xhezo

I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës është në burg për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të vitit 2019. Ai u arrestua në Durrës, rastësisht pas një ndjekje nga ana e Policisë Rrugore, pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe udëhtonte me shpëjtësi.

Konflikti mes Xhezos dhe Beqirajt nisi për shkak të një kali i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve për të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre. Xhezo, rreth 10 vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg nën akuzën “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Emilent Dhepa

Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë. Pasi u kap nga policia dhe njihet nga të gjithë të dëmtuarit, Emilent Dhepa nuk pati mundësi tjetër veç faktit të pranimit të veprës penale. Në përfundim të gjykimit, ku u procedua me gjykim të shkurtuar, Emilent Dhepa u dënua nga gjyqtari Altin Abdiu me 18 vite burg, por pas uljes së dënimit me 1/3, ai u dënua me 12 vite burg. 

Lulzim Demiraj

Lulzim Demiraj, 45 vjeç është një nga tre të dënuarit që morën pjsë në grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier dhe mbeti i vrarë 53-vjeçari Agur Vernozi. Demiraj, akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Gjatë seancës gjyqësore ai shpërtheu në lot para trupit gjykues dhe kërkoi falje.

“Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë,”– tha Demiraj.

Këta të tre të dënuar, dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmeti. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj, në dhomën e telefonatave. Në momentin që mes të dënuarve ndërhynë edhe gardianët, Xhezo, Dhepa dhe Demiraj, qëlluan edhe efektivët e policisë së burgjeve. Aktualisht ata ndodhen në izolim, pasi drejtori i Përgjithshëm i burgjeve i mbylli në birucë për tre muaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduar txhezo eduart ahmeti emilent dhepa lulzim demiraj perleshje ne burgun e vlores eduar txhezo eduart ahmeti emilent dhepa lulzim demiraj perleshje ne burgun e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 05:44

Maliq- 18-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit, e cila është ngacmuar seksalisht nga babai i saj, ka rrëfyer për Abc news detaje nga ngjarja e r...