EMRAT/ Përleshje në burgun e Vlorës, 3 të dënuar rrahin një tjetër, dhunojnë edhe gardianët
14 Maj 2020, 05:59Nga DOSJA
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Vlorës, ku tre persona që po e vuajnë dënimin në këtë burg kanë dhunuar një tjetër.
Dosja.almëson se të dënuarit Eduart Xhezo, Emilent Dhepa, Lulzim Demiraj kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmetin.
Në momentin që efektivët e policisë së burgjeve kanë ndërhyrë për t’i ndarë, tre të burgosurit kanë dhunuar edhe gardianët. Ngjarja ka ndodhur më tre maj në ambientet e dhomës së telefonatave.
Pas kësaj përleshjeje, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili i ka izoluar Eduart Xhezon, Emilent Dhepën dhe Lulzim Demirajn për tre muaj në biruca.
Por kush janë tre dhunuesit?
Eduart Xhezo
I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës është në burg për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti për një kalë që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të vitit 2019.
Emilent Dhepa
Emilent Dhepa është dënuar me 12 vjet heqje lirie, pasi është konsideruar si superhajduti i dyqaneve. Emilent Dhepa, 38 vjeç, ishte i papunë dhe të vetmin burim për të siguruar të ardhurat e familjes kishte gjetur grabitjen e dyqaneve të ndryshme në disa zona të Tiranës. Për të realizuar grabitjet ku operonte i vetëm, 38-vjeçari përdorte armë.
Lulzim Demiraj
Lulzim Demiraj, 45 vjeç është një nga tre të dënuarit që morën pjsë në grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier dhe mbeti i vrarë 53-vjeçari Agur Vernozi. Demiraj, akuzohet se ka qëlluar me automatik, duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Gjatë seancës gjyqësore ai shpërtheu në lot para trupit gjykues dhe kërkoi falje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është ende mes nesh dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal për të ulur rrezikun ...
Aktualitet14 Maj 2020, 05:44
Maliq- 18-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit, e cila është ngacmuar seksalisht nga babai i saj, ka rrëfyer për Abc news detaje nga ngjarja e r...
Shqipëri- COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë janë infektuar 898 persona dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me vir...
Tiranë-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Fax web kanë si lajm të parë ngacminin seksual të 18-vje&...
MALIQ– Zbardhen përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij, për ngjarjen e Maliqit me të cilët tashmë po merret policia. Siç dëgjohet dhe në audio...
TIRANË– OFL nuk e ndal punën. Pas Shkodrës, rikthehet sërish në Tiranë duke u dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre ‘të fortëve’ nga Tirana. Mësoh...
TIRANË- Përveçse shëndetin e njerëzve, koronavirusi dhe kriza që e ka shoqëruar ka goditur rëndë edhe ekonominë e bizneset. Prej kohësh është thënë ...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për mundësinë e nisjes së sezonit të plazhit për këtë vit. Në një lidhje direkte me emisionin “Ope...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar publikisht se ka vendosur pezullimin e kontratave koncensionare në Shëndetësi për shkak të Covid-19. Por, ajo është ...