“COVID-19 është mes nesh”/ Tritan Kalo: Mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut!
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është ende mes nesh dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal për të ulur rrezikun e infeksionit. Teksa ka publikuar disa foto nga QSUT, ku shfaqet me kolegët e tij, Pëllumb Pipero, Esmeralda Meta dhe Migena Qato, ai shprehet se edhe këtë sfidë do ta fitojmë.
“Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…:”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”, ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….Janë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
COVID-19/ 898 të infektuar dhe 31 viktima, 18 raste të reja në 24 orëve e fundit, zgjerohet harta në 4 qytete
Shqipëri- COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë janë infektuar 898 persona dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me vir...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 14 maj 2020
Tiranë-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Fax web kanë si lajm të parë ngacminin seksual të 18-vje&...
Zbardhen përgjimet audio për historinë në Maliq, babai-vajzës: Ndjenjat s’i komandoj dot, më lejo vetëm 1 herë
MALIQ– Zbardhen përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij, për ngjarjen e Maliqit me të cilët tashmë po merret policia. Siç dëgjohet dhe në audio...
Vjedhje, trafik droge dhe prostitucion, OFL ‘troket’ në dyert e 3 të “fortëve” nga Tirana, kush janë EMRAT që duhet
TIRANË– OFL nuk e ndal punën. Pas Shkodrës, rikthehet sërish në Tiranë duke u dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre ‘të fortëve’ nga Tirana. Mësoh...
Ankesat e fermerëve, Çuçi: Bujqësia nuk është prekur nga “Covid-19”, kemi rritje
TIRANË- Përveçse shëndetin e njerëzve, koronavirusi dhe kriza që e ka shoqëruar ka goditur rëndë edhe ekonominë e bizneset. Prej kohësh është thënë ...
Mjeku epidemiolog: Duhet të bëjmë plazh dhe këtë vit, uji i detit e vret virusin
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për mundësinë e nisjes së sezonit të plazhit për këtë vit. Në një lidhje direkte me emisionin “Ope...
Qeveria nuk harron ‘oligarkët’ as gjatë pandemisë, Manastirliu jep 1 mln USD tender Karathanos së Laboratorëve
TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar publikisht se ka vendosur pezullimin e kontratave koncensionare në Shëndetësi për shkak të Covid-19. Por, ajo është ...
Pango për shembjen e teatrit: Ligji ynë bazohet në ligj europian, nuk të lejon kurrë ta prishësh godinën
TIRANË- Prej më shumë se dy vitesh, qytetarë, aktivistë dhe artistë po “luftojnë” me qeverinë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rezistenca e...
Pagoi 400 mijë Lekë dhe mori diplomë false, parukierja kërcënon denoncuesen: Të hedh shtëpinë në erë, të vrasë djali
KAMËZ- Jemi ndalur në Kamëz, pasi një vajzë tregon se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie nga “Parukeri Ornela”. Pas një muaji e gjysm...