Aktualitet

Arrestohet miku i Shullazit, akuzohet për trafik droge dhe shpërthime me eksploziv, në 2015 u mor peng (EMRI+FOTO)

VIDEO
  • ush është Klajdi Gjeci që u arrestua sot, mik i Shullazit që në 2016 i vuri tritol biznesmenit
  • Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Klajdi Gjecin, për të cilin gjykata e Durrësit në vitin 2019 ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg". Ai njihet edhe si miku i Shullazit dhe është person me precedent penal.
    Featured image of article: Arrestohet miku i Shullazit, akuzohet për trafik droge dhe shpërthime me eksploziv, në 2015 u mor peng (EMRI+FOTO) Arrestimi

    Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 33-vjeçarin Klajdi Gjeçi, pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2019 për trafik droge, shpërthime me eksploziv dhe armë-mbajtje pa leje. Sipas Policisë 33-vjeçari është arrestuar në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, dhe ndaj tij gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Por, Gjeci është një emër i njohur për policinë, pasi eshtë arrestuar disa herë.  Ai ra në prangat e policisë në vitin 2019, pasi u akuzua se ishte pjesë e një grupi që shpërndante kokainë në kryeqytet. 33-vjeçari njihet si një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit. Po kështu ai është arrestuar në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e biznesmenit Ndue Rajta, pronarit të një pike intertesh në kryeqytet. Në vitin 2015, Klajdi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Po në këtë vit, ai u mor peng nga tre persona.  Sakaq në  8 Dhjetor 2011 Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça . Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

    Njoftimi i Policisë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje. 33-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi që ishte në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

    Si rezultat i mirorganizmit të punës u bë e mundur që në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej shtetasi K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment