Aktualitet

COVID-19/ 898 të infektuar dhe 31 viktima, 18 raste të reja në 24 orëve e fundit, zgjerohet harta në 4 qytete

14 Maj 2020, 05:32 Nga DOSJA

Shqipëri- COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë janë infektuar  898 persona dhe  31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me virusin e kanë fituar 77% e të prekurve.  Eugena Tomini ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 181 qytetarëve kanë rezultuar me COVID 18 prej tyre dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 898. Harta është zgjeruar me 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. S Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Lajm i mirë është se nuk ka pasur asnjë viktimë ditët e fundit dhe deri më tani vetëm 31 persona kanë humbur jetën.  Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Open” mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli për  mundësinë e nisjes së sezonit të plazhit për këtë vit. Ai u shpreh se uji i detit e vret virusin dhe nuk mund të krmi frikë nga plazhi. Ndërsa, mjeku i njohur Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi mund të shkojmë edhe nëpër dasma, por duhet të tregojmë kujdes me puthjet e përqafimet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat covid në shqipëri koronavirusi ne shqiperi viktimat covid në shqipëri

Sondazh

Poll