Aktualitet

Vjedhje, trafik droge dhe prostitucion, OFL ‘troket’ në dyert e 3 të “fortëve” nga Tirana, kush janë EMRAT që duhet

13 Maj 2020, 20:22 Nga DOSJA
Vjedhje, trafik droge dhe prostitucion, OFL ‘troket’ në dyert e

TIRANË– OFL nuk e ndal punën. Pas Shkodrës, rikthehet sërish në Tiranë duke u dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre ‘të fortëve’ nga Tirana. Mësohet se bëhet fjalë për Denis Qordjan gjithashtu i njohur me me emrin Denis Dervishi, ky i fundit është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.

Ai dyshohet se një ndër asetet për të cilat duhet të ‘japë llogari’ është një biznes i madh në zonën e Petrelës. Tjetri është Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg. Ai akuzohej për: “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prangat e Policisë në vitin 2014,

Personi i tretë që duhet të japë llogari për pasurinë e tij është Shkëlqim Sharra, i dënuar për trafik droge ndërkombëtar. Ai është arrestuar në Shkodër në vitin 2014 në doganën e Muriqanit pasi iu gjet në makinë 16 kg marijuahnë. Gjithashtu ai akuzohej edhe se kishte tentuar që të prostituonte një 23-vjeçare po në të njëjtin vit.

Njësoj si të gjithë personat e tjerë të vendosur në shënjestrën e OFL-së, edhe tre personat kanë 48 orë kohë që të justifikojnë pasuritë e tyre, ndryshe ajo do të sekuestrohet dhe konfiskohet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis dervishi denis qordjan fotjon manabej ofl shkëlqim sharra denis dervishi denis qordjan fotjon manabej ofl shkëlqim sharra

Sondazh

Poll