Aktualitet

4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, kontakte të të infektuarve në fasoneri

14 Maj 2020, 06:55 Nga DOSJA
4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, kontakte të të

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 rastet e reja janë kontakte të personave të infektuar në fasoneritë e qytetit.

Fasoneritë në Krujë janë ende vatra “të nxehta” infeksioni. Deri më tani në këto biznese janë infektuar me dhjetëra persona. Ndërkohë në disa prej tyre vijon edhe puna, duke respektuar rregullat e distancimit social. Aktualisht në Krujë janë 53 persona aktivë me COVID-19.

880 të infektuar, 31 viktima dhe 78% e të prekurave janë shëruar, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 4 raste të reja. Harta është zgjeruar me 2 raste të reja në Tiranë dhe 2 në Berat, ku mes të infektuarve është edhe një grua shtatzënë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri koronavirusi ne shqiperi vikitmat e covid në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 05:44

Maliq- 18-vjeçarja nga fshati Vloçisht i Maliqit, e cila është ngacmuar seksalisht nga babai i saj, ka rrëfyer për Abc news detaje nga ngjarja e r...